LB: Prokuroria të hetojë rastet në të cilat Kosova po përfundon në arbitrazhet ndërkombëtare

22 Dhjetor 2016 - 14:40      

Lëvizja për Bashkim i ka bërë thirrje Prokurorisë që të hetojë rastet në të cilat Kosova po përfundon nëpër arbitrazhet ndërkombëtare. Si pasojë, po dëmtohet rëndë buxheti i Kosovës.

“Kohët e fundit shteti i Kosovës dhe institucionet e ndryshme të tij, përfshirë qeverinë dhe ndërmarrjet publike, po përfundojnë në arbitrazhe ndërkombëtare, me ç‘rast po dëmtohet rëndë buxheti i Kosovës”, thuhet në njoftimin e LB-së.

“Ditëve të fundit Telekomi i Kosovës ka humbur në arbitrazh nga operatori virtual i telefonisë mobile Z-Mobile 26.5 milion euro (pa i llogaritur kamatat) për kinse moszbatim të kontratës, e cila gjithashtu ka qenë problematike dhe e dyshimtë që kur është nënshkruar”, thuhet më tej në njoftim.

Gjithashtu shtetit të Kosovës po i duhet të paguajë me qindra mijëra euro gati çdo muaj për mbrojtjen e tij në arbitrazh ndërkombëtar për procesin e privatizimit të PTK-së në kontestin e ngritur nga kompania AXOS. Edhe në këtë proces buxheti i Kosovës rrezikohet të humbasë miliona euro.

“Deri më tani janë humbur me miliona euro në procese të ndryshme arbitrazhi ndërkombëtar.

Ajo që në fillim dukej se ishte shfaqje moskujdesi dhe papërvoje, duke i përfshirë institucionet e vendit në kontrata dhe procese të dyshimta privatizimi, çdoherë e më shumë po reflekton mundësi të përfshirjes së krimit të organizuar, me fokus zhvatjen e buxhetit të Kosovës dhe, në përgjithësi, të parasë publike. Viktimat kryesore të këtij krimi të supozuar janë tatimpaguesit e këtij vendi”.

Lëvizja për Bashkim po i përcjell me shqetësim këto procese, të cilat po e godasin rëndë buxhetin e vendit dhe interesat e qytetarëve.

Në këtë situatë Lëvizja për Bashkim e konsideron të domosdoshme ndërhyrjen e Prokurorisë së Shtetit.

“Andaj, ne i bëjmë thirrje Prokurorisë së Shtetit dhe Prokurorit të Përgjithshëm që urgjentisht t’i fillojë hetimet për të gjitha rastet në të cilat shteti i Kosovës dhe institucionet e tij përfundojnë në arbitrazhe ndërkombëtare për shkak të kontratave të dyshimta, e ku po humben me dhjetëra miliona euro”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...