22 Dhjetor 2016 - 14:09
Këtë e bëri të ditur Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, në konferencën për media ku u paraqiten të dhënat preliminare për periudhën janar-dhjetor të këtij institucioni.
Jashari tha se ajo që vlen të theksohet për punën e institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2016 është puna që ka bërë në publikimin e rekomandimeve për institucionet publike në Kosovë, që sipas tij këtë vit është 200 përqind më e madhe sesa vitin e kaluar.
“Ajo që është më e rëndësishmja kisha me theksuar është puna në publikimin e rekomandimeve për institucionet e përgjithshme të autoritetit publik të Kosovës dhe kjo shifër është 200 për qind më e madhe se sa ajo krahasuar me vitin paraprak, do të thotë në vitin 2015. Kemi arrit shkallën 200 përqind në publikimin e rekomandimeve që i adresohen institucioneve publike të Kosovës krahasuar me vitin 2015. Ndërsa gjithashtu kemi pas edhe një rritje jashtëzakonisht të madhe në numrin e rasteve të hapura sipas mandatit Ex Officio ose sipas detyrës zyrtare dhe kjo shifër në krahasim me vitin 2015 arrin shkallen 90 për qind ”, tha Avokati i Popullit.
Në këtë konferencë janë paraqitur edhe rezultatet që ky institucion ka bërë për këtë vit.
Zëdhënësja e Avokatit të Popullit Majlinda Sinani-Lulaj bëri të ditur se numri i ankesave për vitin që shkoi është 1 mijë e 631.
“Numri i ankesave për këtë vit gjithmonë llogaritë që data e këtyre të dhënave është 19 dhjetor që është 1631 ankesa, numri i personave të përfshirë në ankesat e paraqitura 3498, numri i rasteve të hetuara është 836, rastet e hapura Ex Officio janë 54. Mund të vëreni që në baz të numrit të rasteve të hetuara në krahasim më vitin e kaluar kemi një rritje, këtu e shiheni 110 mbase ma shumë se kaq rasteve të hetuara që e ndryshon dukshëm këtë statistikë”, tha ajo.
Në këtë raport të Institucionit të avokatit të Popullit është edhe përkatësia etnike e anketuesve, bazuar në ankesat e paraqitura që rezulton se 98 për qind kanë qenë shqiptarë, gjashtë për qind serbë, ashkali 2 për qind dhe të tjerë 5 për qind. Ndërsa, sipas gjinisë 77 përqind e ankuesve kanë qenë meshkuj, ndërsa 23 për qind femra.
Po ashtu, Sinani-Lulaj bëri të ditur se numri i përgjithshëm i rasteve të mbyllura për vitin 2016 është 390.
“Numri i përgjithshëm i rasteve të mbyllura është 390, ndërkaq më poshtë i keni të listuara bazat ligjore të mbylljes së rasteve bazuar në Ligjin për Avokatin e Popullit dhe janë dhënë arsyet se pse apo si janë arsyetuar mbylljet e rasteve, do të thotë të zgjidhura pozitivisht, në pajtim me kërkesën e ankuesit janë 62 për qind të këtyre ankesave. Përderisa të papranueshme, për keqadministrim ose nuk ka pasur shkelje, e papranueshme në shfrytëzim të mjeteve juridike apo mos shfrytëzim i mjeteve juridike janë gjithsej 35 përqind totali. Ndërkaq për mbyllje për mos interesim të ankuesit apo dështim të palës për të ofruar qoftë dokumente përcjellëse janë dy për qind të rasteve”, tha Sinani-Lulaj.
Në këtë raport u përmend edhe Mekanizimi Kombëtarë për parandalimin e Torturës i cili është formuar me 16 janar 2016 në kuadër të Institucionit të Avokatit të Popullit.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...