22 Dhjetor 2016 - 14:01
Shkrimi i tij “Klinika ku verbërohen fëmijët” u shpall më i miri në vitin 2016.
Juria e përbërë nga Drenusha Zajmi – Hoxha, Kim Mehmeti, Halil Matoshi e Zenun Çelaj sivjet ka vendosur për fituesit.
Pas pranimit të çmimit, Alban Selimi ka folur për pikënisjen e hulumtimit të tij.
“Unë e mora një informacion se në klinikën e neonatologjisë po ndodhin raste për një sëmundje që po verbohen fëmijët që shkaktohet si rezultat i qëndrimit të madh në inkubator. Si rezultat i këtij shkrimi, klinika ka blerë pajisjet e nevojshme për të diagnostikuar me kohë”, ka thënë Selmi.
“Dua të falënderoj Grupin Koha për çmimin dhe redaksinë e Zërit që më ka ndihmuar në këtë hulumtim”, ka thënë Selimi me të marrë këtë çmim.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...