Hyseni: Policet rol të rëndësishëm në parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore

22 Dhjetor 2016 - 13:45      

Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës, po mbanë punëtori për rolin e grave në parandalimin dhe luftimin e trafikimit me qenie njerëzore.

Në këtë punëtori mori pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, i cili vuri në dukje se gratë kanë rol shumë të rëndësishëm për mënyrën se si i shtrojnë problemet, sidomos trafikimit me qenie njerëzore, sepse ato personalisht preken nga ky fenomen.

“Trafikimi me qenie njerëzore është problem global, vitin e kaluar kam vizituar të gjitha rajonet e Kosovës, ku kemi diskutuar për fenomenin e trafikimit dhe kam kërkuar përfshirjen e të gjithë akterëve, pasi ne si shoqëri duhet të bëjmë progres sidomos në parandalim”, tha ministri Hyseni.

Ministri Hyseni theksoi se gruaja në Policinë e Kosovës ka një rol shumë të rëndësishëm, pavarësisht se Policia e Kosovës kryen punën e saj në mënyrë efikase, po janë hallkat tjera si Prokuroria dhe Gjyqësori, që nuk e kanë kryer punën e tyre si duhet, edhe atëherë kurë kanë dënuar ndonjë trafikant, dënimet kanë qenë të pa përfillshme.

Ndërsa drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE, Ake Roghe, theksoi se luftimi më i mirë i trafikimit me qenie njerëzore, është që të punohet në parandalim dhe për këtë ka nevojë për përfshirjen e të gjithë shoqërisë.

Ai tha se misioni i OSBE-së do të vazhdojë të përkrahë aktivitete të tilla në bazë të specifikave të punës që bëni, duke përfshirë këtu edhe shoqërinë civile që ka rol të rëndësishëm për luftimin e kësaj dukuri negative.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...