Lekaj: Projektbuxheti, letër e propagandës dhe mashtrimeve

22 Dhjetor 2016 - 13:02      

Projektligji për buxhetin e prezantuar në Parlament është kritikuar edhe nga shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Pal Lekaj.

Fillimisht ai ka dhënë vërejtje për mos prezencën e ministrave në seancë duke e quajtur jo seriozitet i Qeverisë.

Lekaj tha se ky koalicion e ka humbur besimin tek qytetarët ndërsa shtoi se me këtë buxhet jo që pasurohen por do të varfërohen qytetarët, transmeton Kosovapress.

“Qytetarë të Kosovës, media dhe ju kolegë deputetë, me këto 50 faqe që kanë shkarravitur me shkronja dhe numra, bëhet fjalë për letra propagandë e mashtrime. Qytetarët që dy vjet kanë varfëri e papunësi në rritje, fatura të energjisë më të larta”, tha Lekaj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...