22 Dhjetor 2016 - 12:48
Sipas Ymerit, fatkeqësia e këtij vendi është se asgjë nuk ndryshon politika qeveritare, karshi zhvillimit ekonomik.
“E dëgjova kryeministrin Mustafa që tha se rritja ekonomike jo që është më e madhe në rajon por dhe në vendet e BE-së. Kështu e kemi fituar një lloj stabiliteti dhe qëndrueshmërie ekonomike, që Kosova do ta ketë një të ardhme të ndritur. Ndërkohë në realitet edhe po të jetë kjo rritje ekonomike, pra Kosova nuk është duke u zhvilluar, sepse ekonomia jonë është jashtëzakonisht e dobët”, tha Ymeri.
Sipas tij, këtu ka hapësirë për të mashtruar me numra dhe këtë hapësirë Qeveria zakonisht e përdor.
Qëndrimin e deputetëve të PDK-së Ymeri e ka quajtur veprim përtej hipokrizisë, transmeton Kosovapress.
“Grupi i PDK tha se ky buxhet nuk vlen pesë pare dhe pastaj tha se do ta votojnë. Kjo është përtej hipokrizisë. Ky buxhet nuk meriton të kalohet, as kjo Qeveri të përgëzohet. Vazhdimi i kësaj situate në aspektin ekonomik, po e bënë Kosovën që interesimi për të ikur po rritet”, ka thënë Ymeri.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...