MMPH e GIZ me marrëveshje gjysmë milion euro për përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike

22 Dhjetor 2016 - 12:08      

Sot në ambientet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ushtruesi i detyrës së ministrit, Ferat Shala ka nënshkruar marrëveshjen me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), të përfaqësuar nga Merita Meksi, zv. menaxhere e projekteve në GIZ për financimin e projektit “Përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike në menaxhimin ndërkufitar të riskut të përmbytjeve për Ballkanin Perëndimor (CCAWB II)” në vlerë 2 milionë euro, nga të cilat rrethe gjysmë milioni euro do të përfitojë Republika e Kosovës.

Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e menaxhimit të rreziqeve të përmbytjeve në pellgun lumor të Lumit Drini dhe do të zbatohet në katër vendet partnere: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Male të Zi.

Sipas marrëveshjes MMPH do të vendosë në dispozicion ekspertë për të mbështetur dhe ndihmuar zbatimin e projekti. Gjithashtu do të ndihmojë në vendosjen e kontakteve për bashkëpunim ndërmjet palëve përkatëse të interesit në fushën e përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike, menaxhimit të burimeve ujore dhe më gjerë, përfshirë palë të interesit nga ministri të tjera si edhe institucione kompetente si agjenci shtetërore dhe universitete.

MMPH ka marrë për detyrë që të bashkëpunoj nga afër me ministri dhe agjenci kompetente nga Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi, për të arritur objektivin e përbashkët të përcaktuar në këtë marrëveshje.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...