22 Dhjetor 2016 - 12:01
Kapushin tha në OraNews: Po patjetër ndihemi të shqetësuar nga këto informacione dhe brenda mundësive kemi shtuar masat e sigurisë. Kemi kërkuar edhe asistencë nga organet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë por problemi është që tek kjo godinë ku ndodhemi tani nuk mund të garantojmë masat maksimale të sigurisë, se kjo godinë merret me qira, nuk është në pronësi të shtetit rus dhe për ne është një nga çështjet më aktuale ndërtimi i një ambasade të re në Tiranë.
Dikur Bashkimi Sovjetik kishte ndërtuar një ambasadë shumë të mirë në Tiranë ,por pastaj u konfiskuan nga regjimi i Enver Hoxhës dhe në atë godinë, sot e kësaj dite ndodhet Presidenca e Republikës së Shqipërisë.
Tani shpresojmë që nga pala shqiptare të marrim të paktën një truall toke ku mund të ndërtojmë një ambasadë të re me masa maksimale të sigurisë. Për këtë çështje kam diskutuar edhe Kryeministrin Rama. Në fakt ky është obligim i shtetit shqiptar, është obligim i dokumentuar, kthimi i një trualli toke me sipërfaqe 18 mijë metër katrorë, e cila ishte falur nga Shqipëria për bashkimin Sovjetik. Pra, shpresojmë që organet ligjzbatuese dhe shërbimet sekrete të Shqipërisë do ta marrin me mirëkuptim këtë rrezik dhe do të na ndihmojnë të sigurojmë dhe të garantojmë sigurinë e diplomatëve tanë dhe familjarëve të tyre.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...