Avokati i Popullit ka shumëfishuar numrin e rekomandimeve për institucionet publike

22 Dhjetor 2016 - 11:59      

Institucioni i Avokatit të Popullit mbajti konferencë për media ku u bë prezantimi i të dhënave preliminare për vitin 2016.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, tha se Avokati i Popullit ka bërë në publikimin e rekomandimeve për të cilat i është adresuar institucioneve publike, që këtë vit është 200 për qind më i madh se sa ka qenë vitin e kaluar.

Majlindë Sinani, zëdhënëse e Avokatit të Popullit, paraqiti të gjitha rezultatet që ky institucion ka bërë për vitin 2016.

Ajo bëri të ditur se numri i ankesave të paraqitura dhe rastet e hapura për hetim në vitin 2016 është 1631 raste.

Numri i personave të përfshirë në ankesat e paraqitura sipas saj është 3498, numri i atyre të hetuara për vitin 2016 është 836 raste, ndërsa numri i rasteve të hapura Ex Officio ose me vetiniciative është 54.

Po ashtu, ajo bëri të ditur se tashmë institucioni i Avokatit të Popullit ka bërë zgjidhjen e objektit, ku kjo gjë sipas saj ka krijuar qasje më të lartë të njerëzve që të adresojnë ankesat e tyre dhe mundësi që stafi të merret më shumë me rastet.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...