Mustafa e Hoti arsyetojnë buxhetin e 2017-s

22 Dhjetor 2016 - 11:56      

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka folur për buxhetin e vitit 2017, me të cilin ka thënë se do të mundësojë zhvillim më të mirë ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës.

Duke folur për buxhetin, Mustafa ka thënë se Kosova vitin e kaluar ka pasur rritje ekonomike për 4.1 për qind. Kjo shifër ai pret që të rritet për sivjet dhe vitin e ardhshëm.

“Ministri Hoti prezantoi buxhetin për 2017. Qeveria ka miratuar këtë buxhet. Kemi trajtuar gjitha kërkesat tjera dhe si kryeministër vlerësoj se kemi arritur që Kosovës t’i ofrojmë një buxhet që reflekton zhvillim dhe programin e koalicionit tonë qeveritar. Si përkushtim për rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës”, ka thënë Mustafa.

“Ky projekt ligj është rezultat i një bashkërenditje të përbashkët me FMN-në dhe me institucionet tjera ndërkombëtare në mënyrë që në të ardhmen të shfrytëzojmë fonde ndërkombëtare të cilat do të mundësojnë zhvillim ekonomik”, ka shtuar ai.

“Kosova ka pasur rritje ekonomike 4.1 për qind dhe sivjet presim që rritje të jetë më e lartë dhe po ashtu planifikojmë rritje më të lartë ekonomike për vitin 2017”, ka thënë Mustafa, derisa u ka bërë thirrje deputetëve që ta votojnë këtë buxhet.

Sipas ministrit të Financave, Avdullah Hoti, ka shprehur bindjen se buxheti adreson projektet zhvillimore të aprovuara në qeveri.

“Përpos zhvillimeve pozitive ne i dimë kërkesat që ka por s’mund të mbështeten krejt. Buxheti në pajtueshmëri të plotë me FMN-në që vlen deri në maj. Parashikimi për rritjen ekonomike së paku 4.4 %. Pa i përfshirë Ligjin e Trepçës dhe termocentralin”, ka thënë Hoti.

Hoti ka thënë se 1.725 miliard pritet të jenë të hyrat në buxhet. Ndikimi i MSA-së prite të jetë 60 milionë euro.

“Të mbajmë lart nivelin e subvencioneve në bujqësi, pensionet për veteranët dhe invalidët, sigurimet shëndetësore, agjendën evropiane”.
 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...