Simiq: Srpksa do të vazhdojë kundërshtimin e Ligjit për Trepçën

22 Dhjetor 2016 - 11:24      

Shefi i grupit parlamentar të Listës Serbe, Sllavko Simiq, ka thënë se deputetët serbë do të vazhdojnë kundërshtimin e Ligjit për Trepçën, pasi sipas tij, miratimi i këtij ligji është bërë pa konsultimin me komunitetin serb.

“Srpska do të vazhdojë të jetë kundër Ligjit Për Trepçën sepse është bërë pa konsultimin e serbëve, prandaj nuk kemi pasur mundësi t’i mbrojmë interesat tona. Këto ligje nuk janë të mira për komunitetin serb. Në kuvend jemi për të mbrojtur interesat tona dhe vetëm me punë e sinqeritet mund t’i kalojmë problemet që kemi dhe kthimin e besimit”, ka thënë Simiq.

Simiq në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës ka thënë se Serbia me kryeministër Aleksandar Vuçiqin po vazhdon të respektojë gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

“Do të vazhdoj të bëj presion për realizimin e interesave tona dhe marrëveshjeve të Brukselit. Këto janë përparësitë tona për të ardhmen dhe forcat e koalicionit t’i respektojnë marrëveshjet dhe të këmbëngulim në realizimin e marrëveshjes së Brukselit për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Presim të realizohen marrëveshjet me koalicionin qeverisës. Serbia e Aleksandër Vuçiqit po i respekton gjitha marrëveshjet e Brukselit. Sot po votojmë buxhetin dhe presim investime në komunat me shumicë serbe. Është momenti i fundit që të fillohet AKS-ja dhe çelësi i mbetjes së serbeve në Kosovë është Asociacioni”, ka thënë Simiq.

Shefi i grupit parlamentar ka konfirmuar se Lista Serbe ka përjashtuar dy deputetë nga grupi parlamentar. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...