Me propozim të LDK-së sot në seancë s’ka diskutim për arrestimet e anëtarëve të VV-së

22 Dhjetor 2016 - 11:13      

Me gjithë kundërshtimet e opozitës, seanca o sotme ka vendosur pro propozimit të Ismet Beqirit të LDK-së, që të hiqen nga rendi i ditë dy pikat e para, pyetjet parlamentare dhe diskutimet jashtë rendit të ditës.

53 deputetë kanë votuar pro heqjes së dy pikave, ndërsa 21 deputetë kanë qenë kundër. 

Po me propozim të Ismet Beqirit, është votuar edhe pro heqjes së pikës dhjetë të rendit të ditës, që e kishte propozuar Vetëvendsoje, e që kishte të bënte me “debat parlamentar sipas kërkesës së deputetit Glauk Konjufca, i mbështetur edhe nga 9 (nëntë) deputetë tjerë lidhur me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje”.

61 deputetë votuan për të hequr nga rendi i ditës këtë pikë.

Kjo kishte ngjallur reagime të deputetëve të Vetëvendosjes. Albulena Haxhiu tha se nuk mundet një parti tjetër të propozojë heqjen e një pike të sponsorizuar nga një tjetër grup parlamentar.

Pas konsultimit me sekretarin e Kuvendit, kryetari Veseli e vendosi në votim propozimin e Beqirit.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...