Kuvendi e lë për nesër seancën për murin në Mitrovicë

22 Dhjetor 2016 - 11:01      

Kuvendi i Kosovës po diskuton rreth mundësisë që të mbetet për seancën e nesërme diskutimi për murin në pjesën veriore të Mitrovicës.

Pal Lekaj, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, që fillimisht ka thënë se kjo çështje të diskutohet sot, është pajtuar që kjo të mbetet për nesër, në seancën e pasdites.

Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës ka thënë se është dakrodim edhe me kryeministrin që ky diskutim të mbetet për nesër.

Ismet Beqiri i LDK-së ka thënë se deputetët e partisë së tij e përkrahin këtë propozim.

Kryetari i Grupit Parlamentar Zenun Pajazaiti ka përkrahur propozimin e atij të LDK-së Ismet Beqiri që në seancën e sotme të diskutohet vetëm çështja e buxhetit.

Kjo sipas Pajazitit do të ishte me më vend për shkak se deputetët do të kenë mundësi të fokusohen më shumë tek çështja e buxhetit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...