“Srpska” kthehet në Kuvend

22 Dhjetor 2016 - 10:26      

Lista “Srpska” është kthyer në Kuvendin e Kosovës, pas një periudhe bojkoti ndaj institucioneve të vendit.

Në Kuvend deri tash janë parë parë Sasha Milosavjleviq, i cili dje u emërua shef i grupit parlamentar, por që u demantua më vonë nga “Lista Serbe”. Aty është edhe shefi i deritashëm i Grupit Parlamentar, Sllavko Simiq.

Lajmin e ka konfirmuar gazetarët e Grupit KOHA që po përcjellin zhvillimet në Kuvendin e Kosovës, tash kur pas pak minutash pritet të nisë seanca e re.

“Srpska” kishte vendosur që të bojkotojë punën në Kuvendin e Kosovës që nga tetori kur ishte miratuar Ligji për Trepçën, e të cilin veprim përfaqësuesit e serbëve në Kosovë e cilësuan si veprim të njëanshëm të Kosovës e që sipas tyre nuk shkon në dobi të qytetarëve serbë të veriut të vendit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...