22 Dhjetor 2016 - 10:14
Gjatë këtij takimi, Ministri Rrahmani ka vlerësuar kontributin e Zyrës së OBSH-së në Kosovë dhe të shefit të saj Syla në shumë procese, përfshirë zhvillimit të politikave dhe strategjive shëndetësore, ndërtimit dhe zhvillimit të kapaciteteve në Kujdesin Parësor Shëndetësor, programin e Infermierisë, shëndetin publik dhe atë mjedisor, shëndetit mendor, sistemit të vaksinimit, sistemit të menaxhimit, kontrollit të sëmundjeve ngjitëse dhe atyre jo-ngjitëse, shkollave promovuese të shëndetit, shëndetit të adoleshentëve, shëndetit të popullatës së moshuar, edukimit dhe promovimit shëndetësor, kontrollin e duhanit, etj.
Gjithashtu, Ministri Rrahmani i ndau dr. Sylës mirënjohje për kontributin e dhënë nga ai dhe Zyra e OBSh-së në Prishtinë për shëndetësinë kosovare.
Nga ana e tij dr. Syla u shpreh falënderues për bashkëpunimin korrekt me MSh-në dhe institucionet shëndetësore dhe shprehu përkushtimin e Zyrës së OBSh-së që të vazhdojë përkrahja për fuqizimin e sistemit shëndetësor në Kosovë dhe reformimin e saj.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...