Zjarrfikësit kanë gjashtë kërkesa, nëse nuk u plotësohen do të hyjnë në grevë

22 Dhjetor 2016 - 09:29      

Sindikata e Zjarrfikësve te Kosovës, i ka shkruar një letër të hapur institucioneve të vendit. Të parit i ka shkruar kryeministrit të vendit, Isa Mustafa, e pas tij letra i ka shkruar edhe ministrave Avdullah Hoti, Skender Hyseni, Mahir Jaggjillar e Arban Abrashi.

I ka shkuar edhe Agjencisë për Reagim Emergjent , AME, pastaj Komisionit për Siguri në Kuvend dhe drejtuesit të këtij Komisioni, Daut Haradinaj, gjithë deputetëve dhe kryetarëve të Komunave te Kosovës.

Në letër thuhet se zjarrfikësit janë pa përkujdesje institucionale.
“Kjo gjendje denigruese, fyese përbuzëse ka irrituar dhe revoltuar pa masë këtë kategori të punësuarve”.

Ata kanë gjashtë kërkesa. Duan që të rregullohet statusi juridik i tyre, të definohen kompetencat menaxhuese, të përmirësohen kushtet e punës, të sigurohen pajisje për punë, të kompensohen ndërrimet e natës, orët jashtë orarit, festat shtetërore dhe fetare, si dhe të harmonizohen koeficientet në nivel Komunash.

Në të kundërtën, kryesia e Sindikatës së zjarrfikësve të Kosovës dhe drejtuesi i saj Muharrem Beka, kanë “kërcënuar” me grevë.

Kjo është letra e plotë e Sindikatës

Te nderuar përfaqësues te institucioneve te Kosovës,

Sindikata e zjarrfikësve te Kosovës ne mbledhjen e fund vitit analizoi situatën e krijuar në shërbimin e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit e cila u cilësua si e rënd dhe ne një situatë mjaft te vështirëne tegjitha aspektet si ne aspektin, legjislativë, organizativ, dhe Menaxhues, sa i përket këtij Shërbimi Emergjent.

Sherbimi i zjarrfiksëve dhe shpetimit ne të gjitha Komunat e Kosoves ballafaqohet me shum probleme te pa zgjidhura sa vë në dyshim funkionalizimin, konform obligimeve dhe pergjegjesive që dalin në misionin e Zjarrfiksëve, shpetimin e jetes se njerit dhe te mirave materiale.

Te diskriminuar ne çdo aspekt, statusi i zjarrfikësve status i shërbyesve Civil, ne kundërshtim me profesionin dhe specifikat e shërbimit, mos implementimi i asnjë ligji ne fuqi, si ligji i Punës, ligji i shërbyesve civil, ligji për mbrojtje dhe siguri ne punë, Nr. 04/L-161, si dhe aktet nen ligjore Rregullorja Nr.33/2012, për Shtesat në Pagë dhe Kompensime të tjera të Nëpunësve Civil, e vështirësojnë edhe me shumë punën dhe drejtpërdrejt shkelin te drejtat e garantuara ligjërisht.

Mos implementimi i ligjeve dhe mos definimi i kompetencave menaxhuese ne mes MPB/AME dhe Komunave ka q’rrregullua tërsisht organizimin e sherbimit dhe rezultuar me shkelje dhe mos realizimit te drejtave dhe benifiteve, dhe krijimin e kushteve normale për punë, zjarrfikësit ballafaqohen edhe me mungesë te paisjeve peronale, pa aplikim te masave per mbrojtje dhe siguri ne punë, zjarrfikësit janë pa përkujdesje institucionale. Kjo gjendje denigruese, fyese përbuzëse ka irrituar dhe revoltuar pa masë këtë kategori të punësuarve.

Në vazhdimësi që nga viti 2008 - të jemi përpjekur dhe jemi angazhuar që pozita e sherbimit të permiresohet, për mes kërkesave që ju kemi drejtuar institucioneve, pasqyrimeve publike, aplikimi i masave sindikale, grevave dhe protestave qe kemi organizuar, por ne habi, institucionet nuk shprehen interesim qe kjo gjendje te tejkalohet dhe problemet e indentifikuara te zgjedhen.

Sherbimi zjarrfikseve nuk ka buxhet te planifikuar, kjo gjendje e krijuar qe nga viti i 2012 dhe kjo gjendje ka tendencë të vazhdohet edhe ne vitin 2017- të, sepse ne asnje pasqyrë, as vijë buxhetore nuk shifet se do te ndryshoj ne dobi te sherbimit,

Kjo gjendje e krijuar ka shkaktuar mjaft probleme tjera teknike, si furnizimi me pajisje dhe mjete tjera te domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë, si uniforma, pajisje personale mbrojtëse te cilat duhet te ofrojnë siguri ne punë, te cilat mungojnë, janë te pa sigurta te pa kontrolluara periodikisht sipas deklaratës se prodhuesit dhe te pa testuara, te cilat drejtpërdrejt rrezikojnë shëndetin dhe jetën e Zjarrfiksëve.

Ky vakum institucional i krijuar, ku asgjë nuk funksionon dhe askush nuk e di pse dhe askush nuk interesohet për te zgjedhur problemet evidente te grumbulluara me vite ka shkaktuar indinjatë dhe revoltë te kjo kategori e te punësuarve.

Këtë kërkesë dhe reagim e bëjmë me qëllim që sot në shqyrtim të projekt buxhetit, ne lexim të parë në Kuvendin e Kosovës te shqyrtohet edhe mundësia qe të sigurohet vijë buxhetore edhe për shërbimin e Zjarrfikësve, presim nga deputet qe te angazhohen dhe te kontribuojnë ne përmirësim e gjendjes te këtij shërbimi.

Prandaj edhe një herë apelojm që urgjentisht, te gjitha institucionet përgjegjese, relevante konform kompetencave, nivelit Qendror dhe Nivelit lokal, qe të harmonizojnë qendrimet dhe kjo gjendje e krijuar të tejkalohet dhe sherbimi te trajtohet ashtu siq meroton

Kërkesat të cilat ne vazhdimësi këmi kërkuar dhe ju jemi drejtuar instucionev janë:

Të rregullohet statusi juridik,
Të definohen kompetencat menaxhuese,
Te permiresohen kushtet e punës, te sigurohen paisje per punë,
Të kompenzohen ndrrimet e natës, orët jashtë orarit, festat shteterore dhe fetare,
Te harmonizohen koeficientet ne nivel Komunash

Nëse urgjentisht nuk behet zgjedhje dhe te plotësohen kërkesat tona të drejta dhe legjitime dhe nuk krijohen kushte normale për punë, pajisje te cilat sigurojnë mbrojtje dhe siguri ne punë, obligime te punëdhënësit dhe te drejta të garantuara me ligj te punës dhe me konventa ndërkombëtare, ne do te jemi te shtrënguar qe te ndërmarrim masa sindikale edhe GREVË, qe asnjëherë nuk e kemi dëshiruar.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...