22 Dhjetor 2016 - 08:18
Ai ka thënë se ka një angazhim permanent të Australisë për ta mbështetur integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Kiçmari ka treguar në një intervistë për “Epoka e re” se është duke u angazhuar intensivisht edhe në zonën e Azisë për procesin e njohjeve dhe, sipas tij, fillimi i vitit 2017 mund të sjellë njohje të reja.
Ambasadori ka vlerësuar se shërbimi diplomatik i Kosovës është në rrugë të mbarë dhe, sipas tij, diplomatët po punojnë për shtrirjen e njohjes së Kosovës, për demonstrimin e shtetësisë, si dhe për krijimin e miqësive të reja me vende të ndryshme.
Kiçmari ka thënë se është shumë e nevojshme që prania e Kosovës të shtrihet në Azinë Juglindore, në Afrikën e Veriut dhe në Afrikën e Jugut.

17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...