22 Dhjetor 2016 - 00:08
Ajo konsideron se propozimi i Thaçit që presidenti të zgjidhet direkt me votën nga populli, nuk do t’i bëjë mirë shtetit dhe vetëm mund t’i sjellë dëme.
“Konsideroj se ky propozim nuk mund të ecën shumë nëse nuk e ka përkrahjen e partive. Unë konsideroj që Kosova është shumë larg për të vendosur presidentin nga vota e drejtpërdrejtë e popullit. Unë besoj që ne nuk kemi shkallë të lartë të politikës për të vendosur kryetarin. Unë jam kundër që shteti të jetë gjysmëpresidencial, pasi ende ka përplasje edhe brenda partive e lëre më që të lejojmë për një person që ai të jetë tërësisht i pavarur dhe të mos bashkëpunojë me askënd, të vendosë vetë. Nuk jam për”, ka thënë Gaxherri në Interaktiv të KTV-së.
Ajo ka kujtuar se një propozim i tillë ishte bërë edhe nga kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili, sipas saj, kishte pretenduar se do të merrte më shumë vota nga populli.
Gaxherri ka kundërshtuar idenë që Kosovë një personi t’i lihen gjërat në dorë, pasi sipas saj, më mirë është që Kosova të qëndrojë si shtet parlamentar në mënyrë që të kontrollojë veprimet e individëve.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...