Gaxherri: Lypi përgjegjësi nga Vetëvendosja për vdekjen e Astrit Deharit

21 Dhjetor 2016 - 23:51      

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri teksa ka folur në “Interaktiv” dhe ka thënë se kërkon edhe nga Vetëvendosja përgjegjësi për vdekjen e aktivistit të tyre në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Gaxherri ka thënë se Vetëvendosja ka qenë e papërgjegjshme, duke mos lënë anash as kritikat për avokatin e familjes Dehari, Tomë Gashi, transmeton Koha.net.

“E padrejtë për mua është edhe avokati i familjes, në çfarë mënyrën flet avokati i familjes, kërkund në botë nuk lidh çështjet poltike me profesionale. Ai ka pasur akuzë për terrorizëm. Vetëvendosja ka qenë e papërgjegjshëm, se kushtimisht një i ri mund të gabojë por jo pa instruksionet e një subjekti politik nuk mund të hyjë në këto ujra. Lypi përgjegjësi nga Vetëvendosja edhe për vdekjen e Astrit Deharit. Propozimi për hetim ndërkomëbtar ka qenë i imi”, ka thënë Gaxherri.
Ajo ka thënë se shkasin për të folur në Kuvend e ka marrë pas fjalëve të nënës së të ndjerit Dehari, që ka kërkuar sqarim nga Gaxherri se pse ia ka quajtur djalin “terrorist”. Gaxherri gjithashtu ka thënë se dhimbjen për vdekjen e Deharit e kanë kthyer në mbrojtje të subjektit që i kanë takuar, Vetëvendosjes.

“Shkasi që e kam marrë fjalën ka qenë pasi në KTV kanë qenë prindërit e Astrit Deharit dhe në atë emision nëna e atij ka kërkuar nga unë të sqarohem se pse djalin e saj e kam quajtur terrorist, që të drejtën më ka ardhur shumë keq dhe kam qenë e rezervuar dhe nuk jam deklaruar. Unë familjen e Astrit e arsyetoj në shumë aspekte dhe si nënë e kuptoj dhimbjen e nënës, por pa marrë parasysh ne fjalën time në seancë i jam drejtuar edhe familjes, që është për mua e paarsyeshme që gjithë atë dhimbje me ekspozu në atë formë dhe gjithë atë dhimbje ta kthejnë në mbrojtje të subjektit prej të cilit vinë. Konsideroj se ajo dhimbje aq e madhe të jenë më të rezervuar. Nëse ka dyshim atëherë nuk hiqet dyshimi nga askush, të gjithë janë të dyshuar, por janë të dyshuar edhe subjekti i tij politik edhe institucionet që nuk diskutohen”, ka shtuar Gaxherri.

Ajo ka thënë se këto çështje nuk duhet të bisedohen në Kuvend.

“Unë konsideroj se në fjalën që kam pasur në kuvend, ajo është. Të gjithë jemi të prekur, por nuk ka ndodhur vetëm në Kosovë. Është për të dyshuar dhe familja ka të drejtë të dyshoj se si ka ndodhur. A është vrasje a vetëvrasje. Por kam qenë dhe jam gjithmonë që temat që janë me drejtësi, duhet të ruhemi që mos t’i fusim këto tema në Kuvend. Çështja kur duhet të zgjidhet nuk duhet të folet me zë në Kuvend, por të ulen të gjithë deputetët dhe të kërkojnë transparencë. Që të futemi në Kuvend se si ne e kemi parë, dhe jo hera e parë, sikur te rasti i policit të arrestuar në Serbi, pa e ditur kush e çoj e asgjë”, ka thënë Gaxherri.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...