Gaxherri: Nesër besoj se do të kalojë buxheti

21 Dhjetor 2016 - 23:45      

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri ka thënë se nesër beson që do të kalojë buxheti në leximin e dytë, duke mos e anashkaluar edhe vonesën në këtë proces.

“Buxheti është aprovuar në Qeveri, ka kaluar më pas në komision dhe pas kësaj ka stagnuar. Ne është dashur që më 20 dhjetor ndoshta me kry procesin për leximin e dytë. Është vonuar seanca. Saktë nuk i di problemet, por konsideroj se është e pafalshme nga dy partitë pushtet, pasi për buxhet bëhet dialog mes koalicionit por edhe me opozitën. Nesër e kemi në rend të ditës, besoj që do të kalojë”, ka thënë Gaxherri në “Interaktiv” të KTV-së, transmeton Koha.net.

Ajo ka thënë se shumë projekte që nuk do të përfundojnë as në këtë vit, teksa vitin e ardhshëm do të përfundojnë 70% të projekteve që kanë filluar para 3 vjet në infrastrukturë.

“Njëkohësisht ne jemi në përmbyllje të infrastrukturës dhe deri në vitin 2018 do të përfundojë infrastruktura”, ka përfunduar Gaxherri.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...