21 Dhjetor 2016 - 22:25
Sipas kumtesës, qytetarët edhe në këto komuna mund të marrin dokumente me Republika e Kosovës – pasaportat, letërnjoftimet, patentë –shoferin në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës, transmeton Koha.net.
Siç njofton portali nga veriu i Kosovës KoSSev.info, këto zyra nuk punojnë me kapacitet të plotë pasi institucionet e Kosovës nuk i njohin dokumente përcjellëse të dhëna nga Serbia e me të cilat qytetarët bëjnë kërkesë për dokumente në sistemin e Kosovës.
"Agjencia për regjistrim civil e MPB-së njofton se në bazë të marrëveshjes në Bruksel, pas përfundimit të të gjitha përgatitjeve, ka filluar ofrimin e shërbimeve për qytetarët e Zubin – Potokut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Mitrovicës veriore", citon KoSSev kumtesën e MPB-së.
Në Mitrovicën veriore Zyra e ACR-së gjendet në ndërtesën e komunës në Mëhallën e boshnjakëve, në Leposaviq në ndërtesën e Policisë, në Zubin Potok, në ndërtesën Komunës, në Zveçan në ndërtesën e re afër pompës së benzinës të NIS-it.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...