“Simiq nuk është ndërruar, Rashiq e Hoxha nuk janë më pjesë e Listës Srpska”

21 Dhjetor 2016 - 22:00      

Srpska lista në një kumtesë të veten më të re thotë se Slavko Simiq nuk është ndërruar nga vendi i shefit të Grupit Parlamentar në Kuvendin e Kosovës, transmeton Koha.net.

“Është dezinformatë që shefi i Grupit Parlamentar se si Listës Srpska Slavko Simiq të jetë ndërruar nga detyra dhe plasohet nga njerëz që vetëm dhe ekskluzivisht shërbehen me manipulime mediale”, është theksuar në kumtesën e fundit të Listës Srpska që e përcjell radiokim.

Në kumtesë shtohet se Slavko Simiq është kryetar i Listës Srpska dhe shef i grupit të saj parlamentar dhe se, sipas kumtesës, këtë ditë që vijnë do ta dëshmojnë.

“Atyre që plasojnë gënjeshtra të tilla dhe i publikojnë ato në media, do të ju mbetet vetëm turpi dhe zemërimi se kanë nënçmuar inteligjencën e qytetarëve dhe nuk ia kanë dalë t’i mashtrojnë me gënjeshtrat e pakripë”, thuhet në kumtesë e cila konstaton “Pra, nuk ka Lista Srpska të re” dhe shton.

Kumtesa në fund thotë:

"E vërteta është kjo: Grupi Parlamentar "Srpska lista", me shkresën e nr. 05/2923Do – 1497, të datës 21.12.2016, në orën 8:30 e ka informuar Kuvendin e Kosovës dhe Kryesinë e Kuvendit të Kosovës se në takimin e datës 20.12.2016, Grupin Parlamentar "Srpska lista" e kanë braktisur ata të cilët "Srpska lista" nuk ka qenë bazë e tyre deleguese, to të thotë Nenad Rashiq dhe Adem Hoxha. Sipas kësaj që u tha, ata nuk mund të jenë pjesë e Grupit Parlamentar të "Srpska lista“.
Prandaj ata (deputetët e mbetur) nuk kanë mundur të vendosin, sepse ata janë vetëm katër nga gjithsej nëntë sa i ka “Lista lista".

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...