21 Dhjetor 2016 - 20:40
Ai në këtë reagim ka shkruar:
“Vetëm brenda një dite i patëm disa lajme, se si shteti i Kosovës, apo asetet kryesore të saj, po humbin raste në arbitrazh, e para që ndodhi sot, me 30 milion euro një kompani e telefonisë mobile kundër Telekomit të Kosovës, ndërsa është shumë me rrezik që goditja e dytë do të jetë edhe me shokuese për buxhetin e varfër të Kosovës, ajo me AXOS-in , që ia rrezikon Kosovës më shumë se 300 milion euro. Krejt kjo është si pasojë e privatizimit pa strategji e pa vizion, privatizim i kriminalizuar e i korruptuar.
Buxheti i cili nesër pritet të diskutohet, nuk do të jetë i mjaftueshëm për të mbuluar të gjitha këto dënime që mund t’i vijnë Kosovës, e lere më që të bëhet fjalë për zhvillim ekonomik i cili s'do të ndodhë, përderisa qeveria me taksat tona sot i ka ndarë 150 mijë euro për të paguar një mbrojtje për Kosovën në Arbitrazhin Ndërkombëtar për rastin PTK – AXOS.
Paratë e Kosovës së varfër që përfaqësohet nga qytetarët, po bëhen të gjitha para të qeveritarëve të korruptuar e cila përfaqësohet nga Isa Mustafa.
Nuk duhet pritur më mirë në Kosovën ku krimi dhe qeveria janë duke bashkëjetuar nën një kulm”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...