Erdogan: Jam rritur në duart e një nëne shqiptare

21 Dhjetor 2016 - 20:33      

Presidenti i Turqisë, Tayip Erdogan, ka folur në një konferencë për shtypi pas takimit me homologun shqiptar Bujar Nishani.

Erdogan ka thënë se Shqipëria është vend kyç për stabilitetin në Ballkan. Presidenti turk ka folur për fëmijërinë e tij e cila sipas tij, ka lidhje të ngushtë dhe emocionale me shqiptarët, shkruan haberturk.

“Në vendin ku kam lindur unë, komshinjtë e parë i kemi pas shqiptarë. Mund të them se jam rritur në duart e nënës shqiptare. Ishte një familje e mrekullueshme dhe i falënderoj për kujdesin që kishin ndaj meje si fëmijë”, është shprehur Erdogan.

Erdogan ka përmendur investimet turke në Shqipëri duke thënë se kapin shumën mbi 3 miliardë euro, ndërkaq pati edhe një falënderim për Nishanin.

“Falënderojmë presidentin Nishani për përkrahjen e tij në luftën kundër FETO-s”, i ishte drejtuar Erdogan Nishanit.

Tutje Erdogan tha se do të bëjnë çdo që është e mundur për ta mbrojtur Shqipërinë, ndërkaq ka shtuar se do të investojnë më tepër në sistemin e arsimit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...