21 Dhjetor 2016 - 20:29
Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi me këtë rast ka theksuar se Bujanoci e Presheva kërkojnë më shumë vëmendje nga shtete në mënyrë që dy këto dy komuna të zhvillohen mjaftueshëm, përcjell FoNet.
Shqiprim Arifi, kryetar i Preshevës ka thënë se pas këtij takimi pret përmirësimin e punës në koordinimin e odave ekonomike të Serbisë e të Kosovës dhe të ekonomistëve nga këto dy vende, dhe, sipas tij, për të tejkaluar edhe problemet ndërmjet Beogradit e Prishtinës.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu theksoi se takimi i mbajtur ka rëndësi pasi ai po zhvillohet në kohë jo zgjedhjesh e fushatash politike, ndërsa këtu jemi për të ofruar partneritet e dialog.
“Edhe për Kosovën e edhe për Serbinë ekziston armiku i përbashkët, e ai është shkalla e papunësisë, dhe rrita e vogël ekonomike”, tha Gërxhaliu.
Kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë Marko Çadezh tha se Oda Ekonomike Serbisë do ta hapë e vet në Preshevë ndërsa ajo në Bujanoc do të përforcohet.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...