Kroacia dekoron Ambasadoren e Kosovës në Zagreb

21 Dhjetor 2016 - 19:39      

Sot, Ambasadorja e Kosovës në Kroaci, Shkëndije Geci Sherifi, në një ceremoni zyrtare në Presidencën e Republikës se Kroacisë, u dekorua nga presidentja kroate Grabar Kitaroviq për merita të veçanta në promovimin e marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Kroaci në prag të largimit të saj nga misioni diplomatik në Kroaci, transmeton koha.net.

Presidentja Grabar Kitaroviq me këtë rast tha se gjatë tre viteve të shërbimit në Kroaci, Ambasadorja Geci Sherifi ka bërë përpjekje të mëdha në promovimin e bashkëpunimit reciprok dhe shkëmbimeve miqësore midis Kosovës dhe Kroacisë.

Ambasadorja Geci Sherifi tha se ndjehet thellësisht e nderuar dhe se kjo dekoratë e çmuar nuk është vetëm një nderim personal por është një simbol i raporteve miqësore Kosove-Kroaci.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...