21 Dhjetor 2016 - 19:26
Rrëfimi i një nëne që po e kuronte vajzën në Institutin e Onkologjisë, e cila kishte humbur flokët, për shkak të terapisë, e kishte prekur shumë Nerxhivane Feratin, një qytetare që jeton në Zvicër.
Ajo u organizua për të blerë paruke dhe duke shitur ushqime tradicionale, siguroi 120 sosh, të cilat i ka sjellë si donacion në Kosovë.
Ndonëse Instituti i Onkologjisë ka pasur një vit më të mirë sa i përket furnizimit, donacionet janë shumë të rëndësishme.
Një ditë më parë, SHSKUK-ja ka pranuar të tjera ndihma prej mijëra eurosh, të cilat këtij shërbimi i kryejnë shumë punë, për shkak të pamundësisë për të mbuluar nevojat që ka.
Drejtuesi i institucionit më të madh shëndetësor në vend ka pranuar për KTV-në se për shkak të kufizimeve buxhetore, shpesh varen nga njerëz të vullnetit të mirë.
Vlerësohet ndihma e dhuruesve në SHSKUK by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...