21 Dhjetor 2016 - 19:24
Këta të fundit ka disa javë që kanë fituar rastin në inspektorat por KEDS-i po vazhdon të mos lejojë kthimin e tyre në punë.
Zyrtarë të Inspektoratit të Punës janë në pritje të një njoftimi zyrtar nga kjo kompani për kthimin e punëtorëve në punë.
Madje, as hapi i ndërmarrë nga KEDS që lëndën ta dërgojë në gjykatë nuk pritet t’i kryejë punë.
Në kontratën për privatizimin e Distribucionit dhe Furnizimit, në pjesën për punëtorët është saktësuar se blerësi duhet t’i mbajë punëtorët për tri vitet e ardhshme pas nënshkrimit të kontratës.
Për më shumë se 40 punëtorët që kishin kontrata të përkohshme, kompania turke i kishte respektuar, por për rreth 80 punëtorët që së fundi ua ndërpreu kontratat nuk kishte asnjë të drejtë.
Në KEDS vazhdojnë të qëndrojnë prapa mendimit se veprimet e tyre janë në kuadër të ligjeve.
Ata nuk kanë pranuar të flasin dhe po presin një qëndrim nga gjykata në lidhje me vendimin e fundit të inspektoratit.
Gjobë për KEDS-in nëse s’i kthen punëtorët në punë by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...