21 Dhjetor 2016 - 19:22
Nëse deri të premten nuk ndërmerret asgjë nga Ministria e Mjedisit dhe akterët e tjerë për mbrojtjen e ambientit, do të ketë protesta para çdo institucioni përgjegjës.
Këtë ultimatum ia kanë dhënë institucioneve përgjegjëse drejtues të Iniciativës “Merr Frymë”, të cilët kanë protestuar javën e kaluar kundër ndotjes së ajrit.
Por ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit, Ferat Shala, ka thënë se niveli i ndotjes ka qenë pothuajse i njëjtë edhe vitet e kaluara, derisa ka shtuar se kanë krijuar organizmat e nevojshëm për të zgjidhur këtë problem.
Shala ka thënë se një përgjegjësi për ndotjen e ka edhe niveli komunal. Mirëpo në komunën e Prishtinës, thonë se janë faktorë të tjerë që ndikojnë në ndotjen e ajrit, dhe se të premten do të dalin me masa të reja për mbrojtjen e ajrit.
Për nivelin e ndotjes së ajrit në Prishtinë, është diskutuar edhe në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.
“Masa kundër ndotjes së ajrit, ose protesta... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...