Raport i KTV-së për marijuanën e konfiskuar te Dheu i Bardhë [video]

21 Dhjetor 2016 - 19:17      

243 kilogramë substancë narkotike e llojit marijuanë, që po kalonte transit nëpër Kosovë e për destinacion kishte shtetin e Zvicrës, është konfiskuar nga Policia e Kosovës, në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë, raporton KTV.

Bahri Shala, Drejtor i Drejtorisë Antidrogë, ka dhënë detaje mbi formën se si ishin fshehur narkotikët.

Lidhur me këtë rast, janë arrestuar 5 persona, ndërsa në një rast tjetër, ku policia ka konfiskuar 25 kilogramë të tjera, një person është arrestuar.

E gjatë ditës, Policia e Kosovës ka zhvilluar edhe një aksion tjetër, ka bastisur 9 lokacione e ka ndaluar po aq persona, si të dyshuar për ndërhyrje në sisteme kompjuterike.


Raport i KTV-së për marijuanën e konfiskuar te... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...