Kërkohet masë paraburgimi për 36 policë [video]

21 Dhjetor 2016 - 19:14      

Policët, të cilët u arrestuan me dyshimet se kishin marrë ryshfet, të mërkurën dolën para gjykatës, raporton KTV.

Pas masës së ndalimit prej 48 orësh, prokurorja e rastit, Zejnie Kela, ka kërkuar që ndaj 36 policëve të rajonit të Mitrovicës të caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

E derisa seanca dëgjimore për këta pjesëtarë ka vazhduar gjatë tërë ditës, avokatët e të dyshuarve po ankohen se ata nuk u njoftuan me provat që prokuroria po pretendon se i ka siguruar ndaj tyre.

E të tjerët po thonë se prokurorja nuk arriti t’i elaborojë dhe argumentojë arsyet e kërkesës së saj për paraburgim.

Seancë dëgjimore është zhvilluar edhe në Prizren ndaj 23 policëve të rajonit të Prizrenit, ku edhe ndaj tyre u kërkua masa e paraburgimit prej 30 ditësh. 59 pjesëtarë të Policisë së Kosovës të hënën u arrestuan pas një aksioni të IPK-së. Prokuroria e Shtetit tha se pas marrjes së informatave nga ana e qytetarëve, nisi një hetim ndaj këtyre zyrtarëve.


Kërkohet masë paraburgimi për 36 policë by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...