A po kërkohen hetime kundër ekspertëve të pavarur për rastin Dehari [video]

21 Dhjetor 2016 - 19:10      

Ministria e Drejtësisë që është e thirrur për të krijuar politika për drejtësinë, e ka marrë atë në duar të veta.

Ajo i ka kërkuar Prokurorisë që të zgjeroj hetimet në rastin e vdekjes së Astrit Deharit, vendim ky që zakonisht merret nga prokurori.

Vetë ministrja e Drejtësisë ka treguar që e ka bërë kërkesën, kur ka folur të martën në Kuvendin e Kosovës.
Derisa është e qartë që MD-ja e ka bërë këtë kërkesë, nuk është e qartë përmbajtja e letrës dhe kërkesës që Hoxha ia ka drejtuar kryeprokurorit Aleksandër Lumezi.
Ministria e Drejtësisë e ka arsyetuar veprimin bazuar në nenin 78 të Kodit të Procedurës Penale – kallëzim penal nga organet publike.

Por vetëm një paragraf më poshtë ka thënë se nuk ka paraqitur kallëzim penal por vetëm ka bërë një kërkesë për Prokurorinë.
Me këtë ka thënë se nuk ka bërë ndërhyrje në institucionin e pavarur të Prokurorisë, duke u thirr në nenin 6 të Kodit të Procedurës Penale, sipas të cilit Prokurori nis hetim pas marrjes së informacionit edhe nga një institucion tjetër publik.

Ministria e Drejtësisë nuk ka dashur të përgjigjet nëse ka kërkuar hetim për ekspertët e pavarur, Besim Ymaj dhe Besim Latifaj si dhe për avokatin Tomë Gashi. Por, këtë e ka konfirmuar Zyra e Kryeprokurorit të Kosovës.


A po kërkohen hetime kundër ekspertëve të... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...