21 Dhjetor 2016 - 19:01
Ndërmarrja që dikur ka pasur fitimet më të mëdha nga të gjitha ndërmarrjet publike e ka humbur luftën në arbitrazh ndaj ZMobile.
Vendimi është marrë në Gjykatën e Arbitrazhit në Vjenë.
Sipas vendimit, Telekomi është gjetur fajtor, pasi nuk i ka plotësuar katër pikat e marrëveshjes: Vonesat në liferimin e SIM kartelave nga ana e PTK-së për Zmobile, mosalokimi i bllokut numerik shtesë prej 100 mijë numrave, mosdhënia e shërbimeve 3 dhe 4G, si dhe degradimi i shërbimeve.
Menaxhmenti aktual i Telekomit nuk ka pranuar të flasë rreth këtij vendimi, pasi të njëjtit i është ndaluar nga bordi i ndërmarrjes, i cili mbajti një mbledhje të gjatë të mërkurën.
Në reagimin me shkrim ky vendim është cilësuar si vendimin i rrezikshëm dhe rrezikon seriozisht të ardhmen e korporatës, deri në falimentim.
Ndërsa, Federata Sindikale ka kërkuar nga Prokurori i Shtetit të nisë hetimet e thella ndaj njerëzve që kanë dorë në këto vendime, pasi me këtë po rrezikohen punëtorët. Problemet ligjore që lidhen me Telekomin nuk përfundojnë me kaq.
Qeveria është paditur nga kompania Axos rreth anulimit të privatizimit të 75% të aseteve të kësaj ndërmarrjeje.
Rrezikohet e ardhmja e Telekomit by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...