Rusia ia dhuron Serbisë aeroplanët MiG në vlerë 600 milionë euro

21 Dhjetor 2016 - 18:22      

Një marrëveshje, që Ivica Daçiq e quan “marrëveshje e rëndësisë historike”, është nënshkruar sot në Moskë mes kryeministrit serb Ivica Daçiq dhe ministrit rus të Mbrojtjes, Sergej Shojgu.

Gjashtë aeroplanë ushtarak MiG-29 janë kryefjala e marrëveshjes. Vlera e këtyre aeroplanëve është 600 milionë euro, e sipas “Danas”-it serb, këta aeroplanë do të aterrojnë në Beograd si dhuratë, transmeton Koha.net.

Dhuratat e rusëve nuk kanë përfunduar me aq. Vuçiq ka thënë se ushtria serbe ka ndryshuar gramatikisht pas këtyre ndihmave të Rusisë.

“Kjo është e pamatshme në krahasim me atë që kemi pasur. Morëm dhuratë 30 tanke T72, 30 automjete lufte të blinduara BRDM 2 dhe topa të vegjël”, ka thënë Vuçiq, që më pas në formë shakaje kishte thënë se përveç që Ministria e Mbrojtjes së Serbisë kishte kërkuar të gjitha llojet e raketave, “vetëm edhe armë nukleare nuk kanë kërkuar”.

Vuçiq i ka ofruar mikpritje në Beograd ministri rus Shojgu, duke thënë se mes popujve të tyre ka marrëdhënie të mira.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...