Shqipëri të madhe, Serbi të madhe dhe Kroaci të madhe për paqe në Ballkan

21 Dhjetor 2016 - 18:04      

Lugina e Preshevës,Maqedonia Perëndimore dhe pjesa më e madhe e Kosovës duhet të bashkohen me Shqipërinë, Republika Srpska dhe veriu i Kosovës me Serbinë, ndërsa Entiteti kroat në B e H me Kroacinë, transmeton Koha.net një pjesë të shkrimit nga revista Foreign Affairs.

Revista e njohur amerikane Foreign Affairs ka publikuar analizën e situatës politike në hapësirën e ish - vendeve të Jugosllavisë e autor i analizës është Timothy Less.

Ai në shkrim ka përmendur krijimin e kufijve të rinj dhe formimin e Shqipërisë së madhe, Serbisë së madhe dhe Kroacisë së madhe.
Është koha, ka thënë Less, raporton tvn1, për një qasje të re e radikale në mënyrë që të mbahet paqja dhe qetësia në rajonin e Ballkanit.

Sipas tij, në periudhën e parë, Washingtoni duhet të pranojë kërkesën e shqiptarëve për federalizim me Maqedoninë dhe kërkesën e Kroacisë për vendosjen e entitetit të tretë në B e H, thotë autori.
Në periudhën afatgjate, SHBA-ja duhet të mundësojë që këto territore të ardhshme të realizojnë marrëdhënie të afërta politike dhe lidhje ekonomike me fqinjët e tyre, dhënien e dyshtetësisë dhe krijimin e institucioneve të përbashkëta, ndërsa të qëndrojnë në përbërje të shteteve ku janë edhe tash.
Dhe në periudhën e fundit, duhet mundësuar secesionin e këtyre territoreve nga shtetet ekzistuese dhe lidhjen e tyre me vendet me vendet amë, fillimisht ndoshta si rajone autonome.
"Lugina e Preshevës,Maqedonia Perëndimore dhe pjesa më e madhe e Kosovës të bashkohet me Shqipërinë, Republika Srpska dhe veriu i Kosovës me Serbinë, ndërsa Entiteti kroat në B e H me Kroacinë”, thotë Less.

Në ndërkohë Mali i Zi, ci cili do të mund të mbetej pa enklavën shqiptare do të mund të bashkohej me Serbinë e zgjeruar.
Këto propozime mund të shokojnë ata që flasin për multietnicitete, pasi muletniceteti është i bukur, por i parealizueshëm, ka thënë autori , ndërsa ka shtuar se SHBA-ja përfundimisht duhet ta mbarojë punën që e ka filluar në Ballkan.

Ai ka theksuar se serbët e kroatë po e duan ndryshimin e marrëveshjes së Daytonit, liderët shqiptarë në Maqedoni kërkojnë federalizim në baza etnike.
Në Kosovë minoriteti serb po do krijimin e rrjeteve të enklavave vetëvendosëse me pavarësi më të madhe nga qeveria qendrore, shqiptarët në Luginë kërkojnë më shumë autonomi, në Mal të Zi shqiptarët kërkojnë entitet e në Kosovë e Shqipëri nacionalistët luftojnë për shtete unik.

Less, i cili ka qenë shef i konsullatës britanike në Banjalukë, ka theksuar se Bosnja e Hercegovina është shteti më i dobët në rajon.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...