Apostolova e sheh emërimin e ministres Jevtiq si përmirësim të bilancit gjinor në kabinet qeveritar

21 Dhjetor 2016 - 17:00      

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe përfaqësuese speciale e BE-së, Nataliya Apostolova uroi sot ministren e sapo emëruar të Administrimit të Pushtetit Lokal, Mirjana Jevtiq për marrjen e postit.

Apostolova i ka shprehur ministres mbështetjen e plotë në kryerjen e detyrave të saj. Në këtë kontekst, ajo theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së Listës Serbe në punën e institucioneve, për të siguruar që interesat e komunitetit serb në Kosovë janë të përfaqësuara në mënyrë adekuate, transmeton Koha.net.

Apostolova emërimin e Jevtiq e ka cilësuar edhe si përmirësim i bilancit gjinor në kabinetin qeveritar të Kosovës.
Më tej, shefja e BE-së në Kosovë, theksoi nevojën për të zbatuar të gjitha marrëveshjet që dalin nga dialogu Prishtinë-Beograd, duke përfshirë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, dhe në këtë drejtim shprehu shpresën për bashkëpunim të ngushtë dhe intensiv me ministren Jevtiq.
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesja Speciale e BE-së gjithashtu përshëndeti vendosmërinë e Ministres për të punuar në mënyrë që të gjitha komunat e Kosovës t’i shfrytëzojnë në maksimum fondet e BE-së dhe fondet tjera që janë në dispozicion të tyre, duke përfshirë edhe Fondin Zhvillimor për Veriun.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...