Demarkacioni nuk ishte temë diskutimi mes Limajt e Dinoshës

21 Dhjetor 2016 - 16:31      

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, bashkë me sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë, Skender Reçica, pritën sot në takim Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, me të cilin, sipas komunikatës së Nismës, nuk u fol fare për demarkacionin.

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, Ambasadorit të Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, i ka uruar suksese në detyrën e re, transmeton Koha.net.

Në këtë takim, përveç karakterit njoftues, temë diskutimi ishte situata politike në vend, e po ashtu u diskutua edhe për zhvillimet tjera ekonomike, sociale, etj, në Kosovë.

Limaj tha se edhe në të kaluarën, Kosova dhe Mali i Zi e kanë mbështetur njëra-tjetrën, dhe kjo mbështetje po vazhdon edhe tani, kur Kosova është në rrugën e saj të integrimeve europiane, dhe Mali i Zi drejt anëtarësimit në NATO.

Në këtë takim u diskutua edhe për ecurinë e Nisma për Kosovën, që nga themelimi e deri në ditët e sotme.

Ambasadori Dinosha, sipas komunikatës së Nismës, tha se çmon angazhimin e Nimsës në skenën politike të Kosovës, orientimin e saj pro-perëndimor, duke uruar që të vazhdojë ashtu.

Ferhat Dinosha tha se Mali i Zi është i përkushtuar maksimalisht që ta mbështesë Kosovën në rrugëtimin e saj europian.

Në fund, ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar bashkëpunimin me Nismën si parti politike e re në Kosovë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...