Kosova e Kroacia për bashkëpunim ndërmjet prokurorive

21 Dhjetor 2016 - 16:32      

Në këtë takim kryeprokurori Lumezi, duke theksuar gatishmërinë e tij për të kontribuar në funksion të fuqizimit të sundimit të ligjit në vendin tonë, e njoftoi ambasadoren Kapitanović për organizimin, funksionet, kompetencat dhe juridiksionin e Prokurorit të Shtetit, njofton kumtesa transmeton Koha.net.

Po ashtu gjatë këtij takimi, është biseduar edhe për luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë, për vështirësitë në procese hetimore, gjithashtu për vështirësitë dhe sfidat me të cilat ballafaqohen dy sistemet prokuroriale lidhur me përmbushjen e kritereve për proceset e integrimeve evropiane.

Lumezi dhe ambasadorja kroate ndër të tjera biseduan edhe për bashkëpunimin në mes prokurorive të dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar transnacional.

Të dyja palët u pajtuan se do të angazhohen të punojnë për thellimin e bashkëpunimit në mes sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës dhe sistemit prokurorial të Republikës së Kroacisë, përmes Ambasadës së Kroacisë në Prishtinë. Po ashtu gjatë këtij takimi ambasadorja kroate premtoi se do ta organizojë së shpejti një takim në mes kryeprokurorit të Republikës së Kroacisë dhe kryeprokurorit Lumezi, për të shkëmbyer përvojat e prokurorive të dy vendeve në luftën kundër kriminalitetit, me qëllim të rritjes së efikasitetit të sistemit prokurorial të Kosovës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...