Srpska Lista heq Sllavko Simiqin dhe emëron Sasha Millosavleviqin shef të Grupit Parlamentar

21 Dhjetor 2016 - 16:10      

Beograd, 21 dhjetor - Grupi Parlamentar i Srpska Listës në Kuvendin e Kosovës me shumicë votash ka shkarkuar Sllavko Simiqin nga pozita e shefit të Grupit Parlamentar në Kuvendin e Kosovës, ndërsa në vend të tij ka emëruar Sasha Millosavleviqin, njoftuan mediet e Beogradit, transmeton Koha.net.

Sipas këtyre burimeve, në arsyetimin e këtij ndryshimi theksohet se “populli serb në Kosovë dhe Srpska Lista asnjëherë më nuk do të jenë peng i “një grupi aventuristësh politikë dhe kriminelësh nga Lëvizja Socialiste (PS”.

Simiq dhe ithtarët e tij kanë humbur çdo të drejtë morale që të prezantohen si anëtarë të Rspska Lista, meqë dukem punuar kundër interesave të Serbisë dhe të popullit serb , ata janë bërë pjesë e listës së shqiptarëve, thuhet në komunikatë.

Vendimi për ndërrimin e Simiqit është marrë pasi ai, me një grup të vogël deputetësh nga Grupi Parlamentar ishte marrë vesh fshehtas me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, për ndërrimin e ministrit të Administratës e të Pushtetit Lokal, Lubomir Mariqit.
Simiq pastaj ka bërë edhe delikt shtesë politik dhe i ka sjellë turp popullit të vet duke propozuar një person siç është Mirjana Jevtiq për funksionin e ministrit, kanë vlerësuar deputetët e Listës Serbe, citojnë komunikatën mediet serbe.

Ata theksojnë se, edhe pse zyrtarët e lartë të Serbisë u kishin bërë thirrje deputetëve nga radhët e Lëvizjes Socialiste (Pokret Socialista – PS) që të hiqet dorë nga akti i përçarjes së Srpsa Listës, Simiq me një grup deputetësh si ai vetë, dhe ashiqare me përkrahjen e kreut të partisë së tij, vendos të bëjë pakt me Mustafën.

Mariq, pohojnë deputetët, është ndërruar vetëm pse me konsekuencë ka mbrojtur interesat serbe në Kosovë dhe “ nuk ka pranuar shantazhet e PS dhe të klanit të Jabllanoviqit”.
Simiq dhe ithtarët e tij nga sot, ndonëse ndoshta ende nuk janë të ndërgjegjshëm për këtë, janë vetëm ish-politikanë dhe një pjesë e episodit më të turpshëm nëm të historisë politike serbe, thuhet në komunikatë, që e kanë nënshkruar deputetët: Jellena Bontiq, Jasmina Zhivkoviq, Sasha Millosavleviq, Srgjan Popoviq, Adem Hoxha dhe Nenad Rashiq.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...