Presidenti Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori japonez

21 Dhjetor 2016 - 15:29      

Prishtinë, 21 dhjetor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori jo rezident i Japonisë për Republikën e Kosovës, Kiyoshi Koinuma.

Presidenti ka falënderuar ambasadorin Koinuma për mbështetjen që Japonia i ka dhënë në nivelin politik dhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës, përmes fondeve dhe granteve të ndryshme, transmeton Koha.net.

“Japonia ka qenë ndër vendet e para që ka njohur Kosovën dhe na ka përkrahur vazhdimisht në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtarë”, u shpreh Presidenti Thaçi. “Ne do të vazhdojmë me këtë bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe intensifikim të marrëdhënieve bilaterale, sidomos të shkëmbimit ekonomik dhe kulturor”.

Ambasadori Koinuma u shpreh i gëzuar me detyrën e tij të re dhe konfirmoi dëshirën e tij për të thelluar bashkëpunimin me Kosovën.
“Viti 2019 shënon dhjetëvjetorin e vënies së marrëdhënieve bilaterale në mes dy vendeve. Do të shendojmë këtë me bashkëpunim më intensiv”, u shpreh Ambasadori Koinuma.

Presidenti Thaçi ka uruar ambasadorin Koinuma për detyrën e re. “Dera ime do të jetë gjithmonë e hapur”, u shpreh Presidenti Thaçi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...