Kelmendi takon ambasadorin e Malit të Zi, s’flasin për demarkacionin

21 Dhjetor 2016 - 14:51      

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka pritur në takim ambasadorin e Malit të Zi në Prishtinë, Ferhat Dinosha.

Gjatë takimit është vlerësuar lart bashkëpunimi në mes të dy vendeve dhe është shprehur gatishmëria e vazhdimit të bashkëpunimit fqinjësor të dy vendeve.

Zëvendëskryeministri ka kërkuar me këtë rast intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, në veçanti rritjen e prezencës së bizneseve kosovare në Malin e Zi.

Ndërkaq, ambasadori Dinosha theksoi përkushtimin e tij dhe të Malit të Zi për të avancuar edhe më tutje perspektivën euroatlantike të rajonit.

Ndonëse demarkacioni mes dy vendeve ka qenë temë diskutimi tash e një kohë të gjatë në vendin tonë, për këtë çështje, sipas kësaj komunikate, nuk është diskutuar fare mes dy zyrtarëve.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...