Thaçi: Nuk ka komb kosovar

21 Dhjetor 2016 - 14:37      

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një forum të organizuar nga Unviversiteti Evropian i Tiranës, ka thënë se nuk ka komb kosovar, por Kosova ka identitet shtetëror.

I pyetur për debatin për identitetin mes Tiranës dhe Prishtinës, Thaçi është përgjigjur se gjithmonë ka pasur përpjekje për përçarje të shqiptarëve.

“Pas prezantimit që bëra për integrimet euroatlantik të Kosovës dhe rajonit, me studentët bashkëbiseduam për tema të politikës së jashtme dhe të brendshme. Ata më pyetën për debatin për identitetin mes Tiranës e Prishtinës. Lidhur me këtë, theksova se nuk ka komb kosovar, ka vetëm një identitet shtetëror të Republikës së Kosovës. Ka pasur gjithmonë përpjekje për t’i përçare shqiptarët, por nuk kanë arritur as në kohëra të vështira, as sot në liri”, ka shkruar Thaçi.

“Pati interesim edhe për zgjedhjet në Maqedoni. Thash se shqiptarët duhet të nxjerrin mësime nga këto zgjedhje, ta analizojnë mirë tendencën e votës dhe të ndërtojnë një platformë unike politike për të ardhmen. Ajo duhet të përfshijë zgjidhjen e çështjes së emrit njëherë e përgjithmonë dhe të zhbllokojë rrugën euroatlantike të Maqedonisë”, ka shkruar ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...