
21 Dhjetor 2016 - 13:56
Me gjithë faktin se Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor, në vazhdimësi është angazhuar maksimalisht në kontrollin për zbatimin e rregullave të trafikut nga të gjithë shfrytëzuesit e rrugës si dhe ka shtuar masat dhe kontrollet e saj duke synuar uljen e numrit të aksidenteve, përsëri është konstatuar se krahas kontrolleve të strukturave të policisë është e nevojshme të punohet më shumë edhe në drejtim të ndërgjegjësimit të qytetarëve për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Mbështetur mbi këtë bazë, në kuadër të intensifikimit të punës preventive për forcimin e rregullit si dhe disiplinimin e shfrytëzuesve të rrugës, NJRKRR në bashkëpunim me Ministrinë e infrastrukturës – respektivisht Departamentin e inspektimit, që nga data 19/12/2016 ka filluar me implementimin e planit operativ “Kontrolli i shtuar i komunikacionit – kontrolli i jashtëzakonshëm teknik i automjeteve”.
Për dy ditë të aktivitetit për kundërvajtjet në kapitullin parregullsia teknike, janë shqiptuar gjithsejtë 30 fletë paraqitje, janë ç’kyçur nga komunikacioni 6 automjete ndërsa janë lëshuar edhe 7 urdhëresa për paraqitje në kontrollim teknik
Ky operacion do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdoj deri sa të vlerësohet që ka arritur efektin e dëshiruar.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...