21 Dhjetor 2016 - 13:05
Kështu ka thënë ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, në Konferencën e Ambasadorëve në Prishtinë. Sipas Majkos, Kosova dhe Mali i Zi duhet të jenë dy aleatë të natyrshëm rajonalë.
“Prishtina është në kohë që të jetë bartëse e një diplomacie aktive që nxit marrëdhënien me Malin e Zi”, ka thënë Majko duke shtuar “ajo duhet të gjejë një zgjidhje për çështjen e kufirit me këtë shtet që shpejt ka për t’u bërë anëtar i NATO-s. Me zgjidhjen e çështjes së kufirit Kosova dhe Mali i Zi do të jenë dy aleatë të natyrshëm rajonalë në të cilin Shqipëria dhe Kroacia do të garantonin një strukturë të fortë paqeje nën ombrellën e NATO-s”, ka përfunduar ai.
Ish-kreu i qeverisë shqiptare ka folur edhe për marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë. Sipas tij, marrëdhënia e Prishtinës me Beogradin është një marrëdhënie që nuk përcaktohet, por mund të përshtatet në proces. “Ajo duhet pranuar si marrëdhënie e rëndësishme, ku interesat dhe emocionet kanë ndarë përkufizimet e diplomacisë. Beogradi, gjeopolitikisht qëndron në anën e kundërt të Prishtinës, e cila sot është mbrojtëse e statuskuosë rajonale”, ka thënë Majko.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...