Foto: Koha / arkiv

Sindikata e PTK-së kërkon nga Lumezi pezullimin e vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit

21 Dhjetor 2016 - 11:38      

Federata Sindikale e PTK-së thotë ta ketë marrë me shqetësimin më të madh lajmin për Vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit me seli në Vjenë e cila e obligon Telekomin e Kosovës që Z-Mobile-it (Devolli Group) t’ia paguaj 26.1 milionë euro, dhënien e 100.000 numrave dhe gjithashtu t’i jepen shërbimet e 3G dhe 4G.

FSP-PTK, përmes një komunikate dërguar mediave, përkujton se para lidhjes së kësaj kontrate në janar të vitit 2009, sindikata dhe punonjësit e PTK-së kanë qenë kundër saj duke i njoftuar të gjitha institucionet relevante se pasuria publike e PTK-së po tjetërsohet nga interesat e klaneve të lidhura me kompaninë “Devolli Group”.

“Me ketë rast ne kishim bërë edhe një peticion të nënshkruar nga të gjithë punonjësit e PTK-së, ku janë paralajmëruar për mos ta nënshkruar ketë kontratë Bordi dhe Menaxhmenti i atëhershëm i PTK-se. Institucionet që janë paralajmëruar atëherë kanë qenë Kuvendi dhe Qeveria që të reagojnë në parandalimin e nënshkrimi të kësaj kontrate të dëmshme për PTK-në dhe Kosovën. Kjo kontrate është e favorshme vetëm për klanet mafioze të cilat nga ajo kontratë presin përfitime”, thuhet në këtë reagim.

FSP-PTK kërkon nga institucionet e drejtësisë që edhe njëherë ta rishqyrtojnë ketë kontratë “me pasoja të rënda jo vetëm për Telekomin e Kosovës por për të gjithë ekonominë e Kosovës sepse ka bazë dhe prova të mjaftueshme që kjo kontratë përmban dispozita që e favorizon Z- Mobile dhe “Devolli Groupin””.

FSP-PTK kërkon nga Prokuroria e shtetit, konkretisht nga Kryeprokurori Aleksandër Lumezi që të përdor autoritetin e vet dhe të bej pezullimin e këtij vendimi “pasi që ekzekutimi i këtij vendimi shkakton dem të madh të pasurisë publike dhe interesit publik”.

“Ky ekzekutim i këtij vendimi mund të sjellë dhe prishjen e rendit publik të paraparë me Ligjin për Arbitrazh dhe legjislacionin tjetër në fuqi”, theksohet më tej në këtë reagim të FSP-PTK.

FSP-PTK, edhe një herë kërkon hetim të detajuar nga prokuroria e Shtetit të kësaj kontrate, si dhe vendimeve të ARKEP dhe kryesuesit të atëhershëm, Ekrem Hoxha. Po ashtu kërkon nga Bordi i Drejtoreve dhe Menaxhmenti i TK-së ta shkëpus menjëherë Kontratën në fjalë me Z-Mobile (Devolli Group).

“FSP-PTK kërkon nga “Devolli Group” që të heq dorë nga plaçkitja dhe rrënimi i një ndërmarrje publike dhe strategjike për shtetin e Kosovës. Nëse Devolli Group nuk heq dore nga zbatimi i vendimit të Arbitrazhi dhe Qeveria e Kosovës si aksionar nuk merr veprime për parandalimin e këtij vendimit, ne si FSP-PTK jemi të shtrënguar të marrim veprime sindikale dhe të tjera në mbrojte të aseteve të TK-së, të cilat me mundin dhe djersën e këtyre punonjësve janë ndërtuar”, përfundon reagimi i Federatës Sindikale të PTK-së. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...