FSK shpërndan pako me dhurata të grumbulluara nga nxënësit

21 Dhjetor 2016 - 11:21      

Nën organizimin dhe përkujdesjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), përkatësisht Departamentit për Bashkëpunim Civilo – Ushtarak(BCU), në prag të festave të fund vitit, më një aksion treditor, është mbështetur projekti “Ty dashuri në paketë” me dhurata nga nxënësit e shkollave të Prishtinës për fëmijët në institucione shkollore dhe ata në ambiente spitalore në Prishtinë dhe rrethinën e saj.

FSK-ja ofroi mbështetje logjistike, transporti dhe mbështetje me personel për shpërndarjen e dhuratave të grumbulluara nga nxënësit e shkollave të Prishtinës, e që të njëjtat më pastaj janë shpërndarë tek moshatarët e tyre në shkollat e fshatrave të rrethit të Prishtinës.

Projekti “Ty dashuri në paketë” është realizuat nga fondacioni ,, Mute’’ në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim në Komunën e Prishtinës.

Aksioni i FSK-së është shtrirë në 15 shkolla, ,,SOS fashitin’’, Kliniken e Pediatrisë, Kliniken e Kirurgjisë, etj.

Në këtë aksion mori pjesë edhe vet drejtori i Departamentit të BCU-së, Hajrush Kurtaj si dhe stafi i Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...