Për ekspertizën profesionale të privatizimit të PTK-së, 150 mijë euro

21 Dhjetor 2016 - 11:09      

Qeveria e Kosovës ka ndarë 150 mijë euro për ekspertiza profesionale për privatizimin e PTK-së.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci tha se është identifikuar nevoja e domosdoshme për vlerësimin e dëmit për privatizimin e PTK-së, sa i përket privatizimit të saj dhe çështjes AXOS.

Ferat Shala, zëvendësministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, foli para kabinetit qeveritar për çështjen e ndotjes së ajrit.

"Ministria ka marrë masa adekuate dhe po përcjellim situatën. Çështja e ajrit nuk është situate e mirë. Por në parim nuk ka ndodh vetëm në këtë vit, por ky është një proces që na ka përcjellë gjatë kohës së pasluftës. Ne kemi marrë masa kemi ngrit trupa të veçanta. Kemi identifikuar burimet e ndotjes dhe kërkoj bashkërendim të forcave institucionale që te ndikojnë në zbutjen e kësaj problematike”, u shpreh ai.

Ai kërkoi koordinim të ministrive relevante që t’i kryejnë detyrat në kuadër të legjislacionit.

Gjatë kësaj mbledhje qeveria ka miratuar edhe draft kodin e drejtësisë për të mitur dhe draft strategji të tjera. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...