Sejdiu në Konferencën e Ambasadorëve, Kosova ka ecur shumë me njohjet

21 Dhjetor 2016 - 10:39      

Ish Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka mbajtur fjalim mbi njohjen diplomatike të Kosovës, në Konferencën e Katërt të Ambasadorëve, që po mbahet në Prishtinë, ku ka vlerësuar punën e ministrisë dhe shërbimit të jashtëm në proceset e Kosovës si shtet i ri.

Ish-Presidenti Sejdiu, në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve falënderoi Ministrinë e Jashtme të Kosovës dhe ambasadat për punën e tyre në përfaqësimin e denjë të Kosovës dhe për angazhimin e pandalur për numrin e njohjeve dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe rajonale, transmeton Koha.net.

“Dua ta falënderoj ministrinë e Jashtme dhe shërbimin e jashtëm të Kosovës që me punën e tyre të përditshme po e përfaqësojnë Kosovën denjësisht nëpër botë. Rritja e numrit të njohjeve dhe anëtarësimi në organizata ndërkombëtare e rajonale janë arritje të mëdha për Kosovën për një kohë kaq të shkurtër dhe rrethanat e vështira që ka pasur”, ka thënë ish-Presidenti Sejdiu në Konferencën e Ambasadorëve.

Sejdiu foli për përvojën e tij në përgatitjet për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, hapjen e misioneve të para diplomatike dhee angazhimin rreth njohjeve të para për Republikën e Kosovën. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...