Foto: Koha

Cilësia e ajrit në 2 ditët e fundit në Kosovë, sipas IHMK-së

21 Dhjetor 2016 - 09:47      

Bazuar në matjet e realizuara nga Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit, është vënë re së gjatë ditëve të fundit janë paraqitur tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10.

Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3, ndërsa gjatë këtyre ditëve vlera maksimale e mesatares ditore është shënuar me date 20.12.2016 e cila ka arritur në vlerën 144.2µg/m3 (shih grafikonin në vazhdim).

“Përqendrime të larta janë paraqitur edhe me ndotësin PM2.5 i cili ka arritur vlerën maksimale të mesatares ditore po të njëjtën ditë dhe në të njëjtin lokacion, nga ku arrin vlerën në 135.7µg/m3”, thuhet në këtë raport, raporton Koha.net.

“Kontribuues të kësaj gjendje janë jo vetëm faktorët ndotës në cilësinë e ajrit që tani janë të njohur, por edhe kushte jo të favorshme meteorologjikë të cilat kanë ndikuar që të kemi ketë gjendje jo të mirë të cilësisë së ajrit. Gjatë kësaj periudhe kemi pasur: Ere 0.0 m/s, Temperaturë -9.10C, Lagështia 97% dhe Shtypja atmosferike 959mb. Gjithë këta parametra kanë ndikuar që të kemi cilësi të ajrit jo të mirë”, theksohet më tej në raport.

Shënim: # Vlerësimi i përqendrimit të grimcave PM 2.5 në përputhshmëri me standardet e kualitetit të ajrit bëhet duke u bazuar në vlerën vjetore. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...