Foto: Koha

Ka nisur dimri, sot është dita më e shkurtër e vitit

21 Dhjetor 2016 - 08:20      

Në hemisferën veriore të globit sot nis stina e dimrit. Dielli sot del në juglindje, ndërsa perëndon në jugperëndim.

Po sot, dita do të ketë kohëzgjatjen më të shkurtër në vit, ndërsa nata më të gjatën.

Dimri do të zgjasë 89 ditë, deri më 20 mars të vitit 2017, kur të nisë stina e pranverës.

Zyrtarisht dimri nis sot, me ditën më të shkurtër të vitit. Në orën 11.44 të 21 dhjetorit ndodh solsitici dimëror, dritë ka vetëm për 9 orë e 5 minuta.

Spektakli i parë astronomi9k që na jep qielli dimëror është afrimi mes Hënës dhe Jupiterit, i dukshëm në gjysmën e dytë të natës mes 21 dhe 22 dhjetorit.

“Solstici dimëror është momenti kur Dielli, në lëvizjen e dukshme përgjatë kostelacionit të Zodiakut arrin pozitën më jugore të ekuatorit qiellor, që është projektimi në qiellin e ekuatorit tokësor”, shpjegon astrofizikanti italian Gianluca Masi.

Nga ky moment e më pas thotë ai dielli fillon të ‘ringjitet’ drejt ekuatorit qiellor dhe orët e dritës rriten gradualisht derisa arrin kulmin pas 6 muajsh, në solsticin e verës. Për këtë arsye që nga parahistoria solsticit të dimrit i është atribuar kuptimi i shenjtë i triumfit të dritës mbi errësirën.

21 dhjetori ka 9 orë e 5 minuta dritë, ndërsa nata do të zgjasë 14 orë e 55 minuta dhe kjo është dita më e shkurtër e vitit. Besimi se 13 dhjetorit është dita më e shkurtër është një traditë që vjen nga e shkuara, nga viti 1852, kur u riformatua kalendari nga Papa Gregori XIII”.

Në përgjithësi fillimi i dimrit përmirëson shikimin e shumë yjësive pasi erërat e veriut lirojnë atmosferën nga mjegulla dhe lagështira duke e bërë më të qartë. Për shembull, në këtë periudhë të vititi spektakolare janë kostelacionet e Demit, Orionit, Binjakëve, dhe Auriga.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...